Kronikë

Nuk kallëzoi vdekjen e shokut dhe e hodhi në përrua, Majdiel Husa para Gjykatës: E mbajta për 10 ditë në shpi trupin, pastaj mora një makinë dhe…

12:43 - 25.02.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Majdiel Husa, 47-vjçari i cili akuzohet se nuk kallëzoi në polici vdekjen e shokut të tij, Elton Tahiri nga mbidoza dhe më pas e hodhi trupin e pajetë në përrua, është rrëfyer për ngjarjen e rëndë para gjykatës.




47-vjeçari ka deklaruar se me Tahirin ishin njohur në komisariatin e Rinasit, më datë 1 shkurt kur ishin kthyer deportiv nga Gjermania dhe pasi kanë blerë lëndë narkotike janë nisur drejt shtëpisë së tij.

 Ai tha se trupi i pajetë ka qëndruar për 10 ditë në shtëpi, dhe më pas ka marrë një makinë me qira për të lëvizur trupin që e çoi në Bërxullë me shpresën se policia nuk do të dyshonte për të.

Bashkë me ne ishte edhe një shoku i Eltonit. Pritëm njëri-tjetrin deri sa dolëm nga komisariati dhe të tre bashkë shkuam në shtëpinë time në Laprakë pasi unë jetoj i vetëm. Gjatë rrugës blemë kokainë dhe heroinë nga një i njohuri im. Eltoni injektoi shumë në trup dhe u bë keq. E solla në vete për një moment dhe më pas u shtrimë për të fjetur. Kur jam zgjuar të nesërmen shkoj tek dhoma e gjumit ku pash vetëm Eltonin duke fjetur akoma ndërkohë që shoku i tij kishte shkruajtur një letër ku thoshte: “Siç duket Eltoni do flerë dhe ca. Unë po shkoj tek familja ime meqë po më presin dhe pastaj do kthehem prap”. Më ka habitur që Bledari e kishte lënë Eltonin vetëm pasi ai e konsideronte si vëlla. Unë kam dal nga banesa kam takuar një shok. Kam blerë sërish drogë dhe kam shkuar në shtëpi. Pash që Eltoni flinte dhe kam takuar një shokun tim dhe i kam thënë “kur do ikë ky se më ka zënë derën”. Kam dal sërish dhe kur kam shkuar në shtëpi kam parë që Eltoni nuk merrte frymë. Për 10 ditë e mbajta në shtëpi trupin. Unë flija nga dhoma tjetër. Mbrëmjen e 12 shkurtit kam marrë me qira një makinë dhe trupin e Eltonit e çova në Bërxullë.Të nesërmen pashë lajmet që raportonin për gjetjen e tij dhe mendova “policia do e shohë që ka vdekur nga mbidoza dhe nuk do merren me mua. Kisha frikë të tregoja”, tha ai, raporton gazetari i Panorama TV.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.