Kronikë

Plagosja në Vlorë/ Pas autorit dhe një 50-vjeçar, fshehu krimin

11:28 - 25.02.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 50-vjeçar është arrestuar në Vlorë, pasi nuk ka kallëzuar plagosjen e djeshme.




Mësohet se shtetasi me iniciale S.J., ka qenë i pranishëm në momentin kur shtetasi A. M., 33 vjeç plagosi me thikë, shtetasin G. S., 52 vjeç, i cili ndodhet në spital.

Njoftimi i policisë:

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të veprimeve për ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme, për të cilën u vu në pranga nga Policia, shtetasi A. M., 33 vjeç, i cili pas një konflikti për motive të dobëta, plagosi me mjet prerës (thikë), shtetasin G. S., 52 vjeç, i cili ndodhet në spital, u bë edhe arrestimi i shtetasit S. J., 50 vjeç, pasi ka rezultuar se ka qenë në vendin e ngjarjes dhe nuk ka kallëzuar krimin.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Dibër, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit Bilall Islami, 30 vjeç, banues në Peshkopi, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë e ka dënuar me 20 ditë burg, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.