Kronikë

Shpërndante heroinë në doza, kapet 43-vjeçari në Fier. Sekuestrohen 13 mijë euro

10:15 - 25.02.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 43-vjeçar është arrestuar në Fier, pasi shpërndante lëndë narkotike.




Mësohet se shtetasi me iniciale A.M., në bashkëpunim me një tjetër shpërndante heroinë në doza dhe gjatë kontrollit policor i është sekuestruar një shumë e madhe parash prej 13 mijë eurosh dhe 400 dollarë.

Njoftimi i policisë:

Fier/Finalizohet operacioni policor i koduar “Weekend”, për goditjen e shpërndarjes së drogave të forta.

Shpërndanin lëndë narkotike heroinë, kapet në flagrancë njëri prej autorëve, shpallet në kërkim bashkëpunëtori.

Sekuestrohen dy pako të mbushura me dhjetëra doza me lëndë narkotike të dyshuar narkotike heroinë, shuma parash në euro dhe dollarë  ( 13 750 euro dhe 400 dollarë) të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Fier, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza, si dhe bazuar në inteligjencën informative se 2 shtetas shpërndanin doza drogash të forta, në qytet, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Ëeekend”.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi A. M., 43 vjeç, banues në Fier, si edhe u shpall në kërkim shtetasi E. K., 33 vjeç, banues në Fier.

Shërbimet e Policisë, në kuadër të operacionit “Ëeekend”, gjatë kontrollit fizik të shtetasit A. M., gjetën 81 doza me lëndë të dyshuar narkotike heroinë, ndërsa në banesën e shtetasit E. K. gjetën dhe sekuestruan 13 750 euro dhe 400 dollarë, të dyshuara të përfituara nga ky aktivitet kriminal.

Punohet për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, për veprime të mëtejshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.