Kronikë

‘Tapë në timon’/ Kapen katër drejtues mjetesh në Tiranë, rezultuan dhe nën efektin e drogës

13:46 - 25.02.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Katër drejtues mjetesh janë arrestuar në Tiranë, pasi drejtonin automjetet në gjendje të dehur dhe nën ndikimin e drogës.




Shtetasit me iniciale A. R., 31 vjeç, Y. A., 41 vjeç, A. B., 18 vjeç dhe R. B., 22 vjeç, akuzohen për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”,

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës, në zbatim të masave shtesë të marra gjatë fundjavës, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, kanë intensifikuar kontrollet, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Si rezultat i kontrolleve të dedikuara, brenda 24 orëve të fundit, janë arrestuar në flagrancë katër shtetas, njëri prej tyre që drejtonte automjetin nën efektin e lëndëve narkotike.

Ndërkohë shkon në 7, numri i drejtuesve të automjeteve që kanë rezultuar nën efektin e drogave, pas testimit me aparatin AquilaScan, që nga janari i këtij viti.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasit:

– A. R., 31 vjeç, Y. A., 41 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, nën efektin e alkoolit;

– A. B., 18 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi;

– R. B., 22 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, nën efektin e lëndëve narkotike.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.