BLUETOOTH

Tea trondit me deklaratën: Fansi i Luizit është përpjekur që të më përplasë me makinë

20:15 - 25.02.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Tea Trifoni, e cila ka qenë pjesë e Big Borther VIP ka bërë një deklaratë të fortë, duke thënë se një fans i Luizit, ka tentuar ta përplasë me makinë.




Ajo ka treguar se ka qenë me motrën e saj në makinë, kur një person, që sipas saj ka qenë fans i Luizit është përpjekur që të bëjë karambol.

“Pak ditë më parë, një nga fansat e Luizit u mundua të më përplaste me makinë. Big Borther vazhdon edhe jashtë. Unë isha në makinë pasagjere, motra e vogël në timon, ndërsa dikush po mundohej të në përplaste dhe të bënim karambol”, tha Tea në emisionin “S’e luan topi” në TCH.

tea-luizi

E pyetur si e ka kuptuar që ishte fans i Luizit, Tea u përgjigj: “Po na hidhte ujë, po thërriste, po bërtiste. Kështu që kush tjetër?!”

Ajo foli edhe për pëlqimin që ka ndaj Luizit: “Unë kam folur gjatë për këtë aq sa arriti në një pikë që thashë ok s’po e mohoj, le të mendojnë ca të duan njerëzit, po keni të drejtë ashtu është situata. Është krijuar perceptimi që unë kam pasur pëlqim për Luizin”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.