Kronikë

U dhunua brutalisht, dalin pamjet e 22-vjeçares nga Kenia pak orë para se te gjendej e vdekur

12:58 - 25.02.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Panorama TV ka mundur të sigurojë pamjet e 22-vjeçares nga Kenia, Joy Ayoko pak orë para se te gjendej e vdekur.




Në foto, Joy shihet sëbashku me një vajzë tjetër duke u futur në një ndërtesë me disa çanta në duar. Disa orë më vonë ajo gjendet në gjendje kome pasi ishte dhunuar brutalisht dhe ishte hedhur nga ballkoni i banesë ku jetonte në Tiranë nga persona të paidentifikuar.

 Vetëm sot, Rodi Braci shoferi i kazinosë ku punonte Joy, është shoqëruar nga Policia për t’u marrë në pyetje. Burimet thanë se shoferi i kazinosë ka mohuar të ketë pasur një konflikt me vajzën keniane Xhoi Ajoko. Ai është shprehur se kanë qenë miq me njëri-tjetrin.

Më herët nëna e Xhoit deklaroi se 4 ditë para ngjarjes ajo ka udhëtuar me shoferin e kazinosë Rodi Braci për në Durrës.

Ky i fundit kishte vazhduar t’i shprehte pëlqimin e tij të resë dhe i kishte qëndruar shumë pranë gjë e cila kishte shqetësuar Xhoin. Sipas nënës, Xhoi kishte vënë re se po ndiqej vazhdimisht nga shoferi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.