BLUETOOTH

‘U largova për të punuar’/ Trondit emigrantja shqiptare: Tentuan të më shfrytëzonin si prostitutë, më kanë prerë gërshetin që t’i nënshtrohesh (VIDEO)

10:38 - 25.02.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Matilda Dautaj është një nga personazhet e njohur në ‘Tik Tok’ për videot e saj plot humor, por përtej asaj ajo ka treguar detaje rreth jetës së saj ku fshihet një histori e vështirë jete.




Përtej buzëqeshjes së çiltër që shfaq në rrjetet sociale, Matilda te ‘Rudina’ ka treguar në moshën 17-vjeçare mori iniciativën për të ikur në Itali për një të ardhme më të mirë, por atje u përball me tentativat për ta hedhur në rrugën e prostitucionit.

Sakaq tregon se pas tentativës për prostitucion, ajo u përball dhe me  një morie ngjarjesh të tjera, ku ka qëndruar e burgosur për 2 vjet.

Pjesë nga biseda:

Matilda Dautaj: Nuk jam e vetmja dhe nuk më vjen aspak turp ta them, u mora me dëshirë, jo me dhunë që do shkoja në Itali do punonim.

Pra le të themi nuk ke emigruar me familjen, je nisur vetëm me dëshirën për të shkuar në Itali për të punuar?

Matilda Dautaj: Po, me dikë tjetër.

Me dikë tjetër që ndoshta në atë kohë ka qenë një mik i juaji, shok i juaji, gjithçka e tillë?

Matilda Dautaj: U lidh një shoqja ime me të dhe me atë u rrëmbeva dhe unë.

I besove atij personi i cili mori përsipër të të çonte në Itali për të nisur një punë dhe një jetë atje apo jo?

Matilda Dautaj: Po. Atje gjeta komplet një realitet tjetër ku tentuan të më çonin në rrugë. Historia ime është bërë shumë e madhe në Padova sepse gazetarët e çdo gjë, unë u mbrojta nga shteti italian sepse denoncova. Mua më është prerë gërsheti, kam pasur një gërshet shumë të gjatë, që t’i nënshtrohesha asaj pune, por më shpëtoi dikush, një mik i këtij zotërisë e mbajti, e ndaloi dhe unë shpëtova, shpëtova dhe 3 vajza të tjera që ishin 13, 14 dhe 16 kurse unë 17. Të katërta na mori shteti italian na futi në institut, na mbrojtën derisa unë nga ai institut u largova sepse ky djali që më shpëtoi automatikisht unë e dashurova dhe kam ikur, kam jetuar me të, më ka mbajtur si një mbretëreshë të vërtetë. Kur e mendoj që isha një vajzë e pambrojtur, 17 vjeçe por me një forcë shumë të madhe brenda vetes, nuk dija as gjuhën, as rrugët, asnjë gjë dhe ta mendosh që si sot edhe në kohëra të tjera një i pambrojtur ka qenë gjithmonë i shkelur, kurse ai më mbrojti, më shpëtoi dhe e falënderoj. Kemi kaluar një vit e gjysmë shumë të bukur, por pastaj ai për problemet e tij, hallet e tij bëri një vrasje, u arrestua dhe pas pak edhe unë sepse isha e dashura e tij.

Edhe ti?

Matilda Dautaj: Si ndihmëse e vrasjes, por derisa doli e vërteta, sërish aty ai me pranga të lidhura në duar, u ngrit në këmbë dhe tha “e kam bërë unë”, tha të vërtetën unë thjesht isha e dashura e tij por s’kisha lidhje me punët e tij. Sado që ai bërtiti fort “nuk ka faj Matilda dhe e kam bërë unë, vetëm unë do ta paguaj”, derisa u gjendën provat dhe derisa unë pata mbështetje nga familja ime që të kisha një avokat, bëra plot 2 vjet.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.