Kronikë

Vdekja e vajzës keniane, kush është shoferi i kazinosë që u shoqërua në Komisariat, zbardhen deklarimet e para të tij

10:32 - 25.02.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Rodi Braci është shoferi i kazinosë ku punonte Joy, i cili është shoqëruar nga Policia për t’u marrë në pyetje.




Gazetari i Panorama TV, ka mësuar detaje nga deklarimet e dhëna prej tij në Komisariatin e Policisë nr.1.

Burimet thanë se shoferi i kazinosë ka mohuar të ketë pasur një konflikt me vajzën keniane Xhoi Ajoko. Ai është shprehur se kanë qenë miq me njëri-tjetrin.

Më herët nëna e Xhoit deklaroi se 4 ditë para ngjarjes ajo ka udhëtur me shoferin e kazinosë Rodi Braci për në Durrës.

Ky i fundit kishte vazhduar t’i shprehte pëlqimin e tij të resë dhe i kishte qëndruar shumë pranë gjë e cila kishte shqetësuar Xhoin. Sipas nënës Xhoi kishte vënë re se po ndiqej vazhdimisht nga shoferi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.