Kronikë

Vdekja e vajzës nga Kenia, shoqërohet në Polici shoferi i kazinosë ku punonte e reja në Tiranë

09:20 - 25.02.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia ka shoqëruar për ta marrë në pyetje shoferin e kazinosë ku punonte Joy, vajza nga Kenia e cila gjeti vdekjen disa javë pas dhunimit të saj në Tiranë, raporton gazetari i Panorama TV.




Mësohet se shoferi është shoqëruar në ambientet e Komisariatit nr. 1 të Policisë. Burimet thanë se po merret në pyetje shtetasi R.B. për dijeninë që mund të ketë me atë që ka ndodhur me Joy-n, vajzën keniane që vdiq në mënyrë të mistershme.

Mësohet se policia ka kryer dhe kontroll në banesën e shoferit të kazinosë, me urdhër të Prokurorisë.

Gazetari i “Panorama” bën me dije se policia po punon edhe për rimarrjen në pyetje të shtetases keniane Emily Mutua, me të cilën Joy jetonte në Tiranë.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.