Kronikë

EMRI/ Hyri për të vjedhur pulat, pronari bën për spital 52-vjeçarin. Autori pëson fraktura të forta në kokë

08:09 - 26.02.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë natës në Kuçovë. Një 52-vjeçar teksa ka hyrë në ambientet e banesës së një shtetasi, ka tentuar të vjedhë disa pula, por është përballur me të zotin e pronës, ndërsa ka rënë pre e dhunës.




Ngjarja ndodhi në lagjen ’11 Janari’ pak pas mesnate, pranë varrezave të qytetit. Mësohet se shtetasi Lefter (Krenar) Brisku është kapur mat nga i zoti i shtëpisë me një thes me pula që i kishte vjedhur në kotec, ndërsa më pas ka ndërhyrë djali i këtij të fundit, 20-vjeçari me inicialet B.Sh., dhe ka nisur ta dhunojë. Mësohet se hajduti, i cili mendohet se ka qenë në gjendje të dehur, ka pësuar fraktura të forta në kokë.

Pas sinjalizimit të policisë nga pronari i banesës, në vendin e ngjarjes mbërriti dhe ambulanca, e cila transportoi drejt spitalit të Kuçovës hajdutin. Pasi iu dha ndihma e parë në Kuçovë, 52-vjeçari mësohet se është transportuar drejt spitalit të Beratit dhe më pas te Trauma, për ndihmë të specializuar./bw


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.