LAJMI I FUNDIT

“Poker” i Tiranës, bardheblutë me një “këmbë” në gjysmëfinale të Kupës, Egnatia dhe Laçi lënë gjithçka të hapur

15:27 - 28.02.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Tirana fiton bindshëm ndeshjen e parë çerekfinale të Kupës së Shqipërisë dhe thuajse kalon në gjysmëfinale. Bardheblutë fituan 1-4 në Kamëz ndaj Kastriotit, duke e bërë ndeshjen e kthimit thjesht një formalitet.




Një sukses që vlen shumë për të besuarit e Orges Shehit, të cilët jo vetëm lënë pas humbjen në kampionat me Teutën, por shkojnë me moral të lart në derbin ndaj Partizanin të hënën e ardhshme.

Interesant fakti që të pestë golat në sfidën e sotme u shënuan në pjesën e dytë. Me të nisur e dyta, Patrick merr një diagonale të bukur dhe përballë portierit nuk e ka të vështirë të shënojë golin e parë.

Pas një minute është sërish Patrick që shënon. Goli u verifikua edhe nga VAR, me Tiranën që dyfishon shifrat në dy minuta. Dhjetë minuta më pas vendasit përfitojnë penallti dhe Santiago Selmani ngushton në 1-2.

Por ishte vetëm një iluzion për Kastriotin, sepse vetëm një minutë më pas Berisha çon shifrat në 1-3. Portieri i Kastriotit priti herën e parë, por në të dytën nuk mundi të bënte asgjë.

Nikqi në 72’ thelloi avantazhin në 1-4. Portieri Malaj gabon që i jep topin Lushkjes, ku i fundit kroson bukur në zonë dhe sulmuesi i Tiranës nuk fal. Nuk pati më gola, me Tiranën që merr një sukses shumë të rëndësishëm.

Ndeshja tjetër mes Egnatias dhe Laçit përfundoi në barazim pa gola, me skudrat që do ta zgjidhin kualifikimin në ndeshjen e kthimit pas dy javësh.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.