Kronikë

Dan Hutra ekzekutoi tre gra, policia: Autori ka bashkëpunuar ndërsa provat janë…

10:02 - 02.03.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj në një deklaratë për mediat tha se autori i masakrës në zonën e Kamzës, ku pasditen e djeshme Dan Hutra vrau tre gra dhe tre të tjera i plagosur ka bashkëpunuar me policinë.




Vocaj tha se autorit të masakrës i është marrë një deklarim i hollësishëm i gjithë dinamikës dhe se provat kanë qenë të pakundërshtueshme.

“Nga struktura e krimeve të rëndë të policisë së Tiranës mbrëmë është  marrë një deklarim i hollësishëm i gjithë dinamikës së ngjarjes së ndodhur dje. Dua të deklaroj para jush se autori i kësaj ngjarje të rëndë ka qenë bashkëpunues me policinë dhe ka treguar gjithë dinamikën.

Megjithëse duhet të theksoj që dinamika që kam deklaruar ka qenë në prova të pakundërshtueshme, por autori e ka konfirmuar dhe ka qenë bashkëpunues” tha ai.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.