Kronikë

“Do ju hiqja qafe të katërve, nëse do doja”- Zbuloi vendin e serial-killerit, dëshmitari rrëfen përballjen e Dan Hutrës me 4 policët: S’kam punë me ju, dua të vras një tjetër

09:30 - 02.03.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Serial-killeri, Dan Hutra, i cili u mori jetën 3 grave dhe plagosi 3 të tjera, u arrestua në zonën e Kombinatit, ku kishte shkuar për të kryer një tjetër ekzekutim.




Pasi policia shpërndau foton e tij, ai është identifikuar nga një person në një kodër ku po qëndronte i fshehur në pritje të për kryer vrasjen e planifikuar.

Qytetari ka njoftuar policinë që ka bërë të munduar arrestimin e tij. Në një rrëfim për gazetarin, Spartak Koka, ai ka dëshmuar momentin kur telefonoi policinë dhe përballjen e 4 efektivëve me Dan Hutrën.

Qytetari tregoi se 40-vjeçari iu drejtua policisë duke i thënë: “Do u hiqja të katërve, po unë s’kam punë me ju, dua të vras edhe një tjetër.”

Kur efektivët e pyetën se kush ishte shënjestra e tij, u përgjigj: “Rrahman Sela.” 

Rrëfimi i plotë:

Dëshmitari: Në momentin që e pashë nga larg që ishte këtu lart, thashë është ai 100%. U nisa për lart, thashë do jetë ai e po lajmëroj policinë. Mora 129, edhe djalin e xhaxhit. I thashë policisë fikni dritat sepse ai do shohë fenelinat ndezur dhe do mundohet të iki.

I fikën kur erdhën, më thanë “do vish edhe ti”. Erdhëm deri këtu me makinë, kur zbritëm i thashë “ja ku e keni”.

Gazetari: Këtu tek kjo gëmushë ë? Armën e kishte në dorë?

dan hutra (3)
Vendi ku u gjet Dan Hutra

Dëshmitari: Fiks këtu, armën e kishte në dorë. U çua dhe ngrejti duart lart dhe u tha “po të doja t’ju hiqja qafe të katërve, do ju hiqja qafe”.

Gazetari: 4 punonjësve të policisë?

Dëshmitari: Kam ardhur lart me idenë se ka thikë, jo kallash.  Ta dija që kishte kallash, se s’vija fare lart.

Do u hiqja të katërve, po unë s’kam punë me ju, dua të vras edhe një tjetër.

“Kush është i thanë?”, i tha policia. “Rrahman Sela” tha, i cili është banor i lagjes tonë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.