Kronikë

‘Kallashi iu bllokua por me thikë qëlloi të fejuarën dhe nënën e saj’/ Flasin fqinjët për masakrën e Dan Hutrës: Kemi parë tmerr me sy, autori u largua me shpejtësi

12:15 - 02.03.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një nga fqinjët që ka shkuar ndër të parët në vendin e ngjarjes ka treguar si ka ndodhur krimi një ditë më parë, ku Dan Hutra vrau tre gra nga familja e ish-bashkëshortes së tij.




Sipas dëshmisë, autorit i është bllokuar kallashi dhe më pas ka marrë thikë, duke plagosur ish të bashkëshorten dhe nënën e saj.

 Sipas fqinjit objektivi kryesor ka qenë kryefamiljari i familjes Hysa. Ky i fundit ka ardhur vetëm pak minuta pas tragjedisë pasi ishte në një dyqan.

“Kemi parë tmerr me sy. Një nga viktimat ishte në makinë, njëra pas makinës. Unë kam shkuar vetëm pak minuta pas masakrës. Autorit i është bllokuar kallashi. Ai ka marrë një thikë dhe ka qëlluar të fejuarën dhe nënën e saj. Ka qenë masakër e vërtetë. Djemtë e familjes kanë qenë në Gjermani. Sapo ka kryer vrasjen ai është larguar me shpejtësi nuk e kemi ndaluar dot. Më pas ka shkuar në drejtim të Kamzës. Dy të plagosurat i ka dërguar një fqinj më spital”, ka thënë fqinji raporton Panorama.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.