AKTUALITET

“Rama vetëm nga ana morale duhet të dorëhiqej”, Spaho për Panorama TV: “McGonigal” është aferë shumë e rëndë, politikanë e biznesmenë të rëndësishëm janë shantazhuar dhe kanë paguar para…

22:04 - 02.03.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, është shprehur se kryeministri Edi Rama duhet të jepte dorëheqjen për aferën “McGonigal”, sipas tij qoftë edhe nga ana morale.




Komentet Spaho i bëri teksa ishte i ftuar në emisionin “Log” në Panorama TV, ku tha se politikanë e biznesmenë të shumtë në Shqipëri janë shantazhuar dhe kanë paguar para për të mos u shpallur “non grata”.

Pjesë nga biseda në studio:

Spaho: Është një aferë shumë e rëndë. Ka sulmuar opozitën për të nxjerrë “Non Grata” Berishën dhe ka hapur çështjen e Bashës. Por ai nuk e lejoi prokurorinë të veprojë. Politikanë dhe biznesmenë të rëndësishëm janë shantazhuar dhe kanë paguar para për të mos qenë “Non Grata”.

Edhe Neza edhe Duçka që janë të dy bashkëpunëtorë të tij, dimë që i kanë dhënë para këtij. Duçka ka organizuar udhëtimet nga Shqipëria në Vjenë dhe të prokurorëve, në mënyrë që këta të ajpin informacione, edhe për çështjen e “Non Gratës”, edhe për biznesmenët. Si ka mundësi që kryeministri nuk di kaq gjë. Vetëm nga ana morale duhet të japësh dorëheqje.

Ne po i themi publikur shqiptar, Amerika nuk blihet. As DASH, as prokurori i përgjithshëm. Prandaj për këtë duhet hetuar. Edhe institucioni i “Non Gratës” është kompromentuar. Prandaj Berisha insiston për t’i dhënë dokumentat.

Galdini: Unë mendoj që ne nuk kemi një përleshje Rama-Berisha. Kemi një lojë të përbashkët sepse ata mbajnë njëri-tjetrin. A nuk ju duket se dita sot e gjatë është ante-prima e revolucionit të nesërm? Pra është zgjedhur jorastësisht data 2 mars, ndërkohë që 3 marsi ëprkon me datën e gjyqit. Unë nuk po them që këta janë në dashuri me njëri-tjetrin. E gjithë historia është e tillë, ajo çfarë këta synojnë sëbashku është strategjike. Ne kemi një klasë politike që ka humbur legjitimitetin. E vetmja mënyrë që këta të shesin veten si të besueshëm te ndërkombëtarët, këta krijojnë ambient, rrethana, luftëra. Kemi një Ramë që situata i ka dalë jashtë kontrollit. Rama asnjëherë nuk është i shqetësuar për gjëra që i di ai.

Spaho: Marrëdhëniet mes dy vendeve nuk afektohen nga skandali “McGonigal”. Marrëdhëniet mes dy vendeve mbeten.

Olli: Duke spekuluar te ato që tha Galdini, lufta e brendshme është shumë e thjeshtë, në rast se ne kemi një opozitë të gatshme për ta marrë pushtetin, a nuk do të shtrëngonte radhët drejt rrëzimit të qeverisë? Pjesa hipotetike është koha që na vërteton analizat tona. Ramës i ra maska, edhe për “non gratat”, pasi ai e mbante veten për marrëdhënie të mira me ndërkombëtarët.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.