Kronikë

“Rozi më vodhi vetëm 120 mijë euro, të tjerat s’di ku i mori”- Ish-zyrtarja e shtetit Alda Klosi përballet me pastruesen! Dobi: Paratë janë të…

08:44 - 02.03.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-drejtoresha Alda Klosi dhe sanitarja e shtëpisë së saj, Rozeta Dobi, u ballafaquan me njëra-tjetrën  në Prokurorinë e Tiranës.




Për më pak se tre orë të dyja gratë ia kanë drejtuar gishtin e akuzës njëra-tjetrës. Gjatë rimarrjes në pyetje, përballë njëra-tjetrës, edhe Klosi edhe Dobi këmbëngulin versionin paraprak që kanë dhanë në Polici. Ish-zyrtarja i qëndron alibisë se shumën prej 120 mijë euro e 30 mijë dollarë ia vodhi Rozeta Dobi, të cilën e kishte punësuar prej pesë vitesh. Por, sanitarja ka insistuar se jo vetëm që këtë shumë ja kishte besuar shefja Klosi për t`ia ruajtur, por edhe vlerën prej 400 mijë euro-ve të gjetura në aspiratorin e kuzhinës i përkasin Alda Klosit. Po ndërsa Klosi nuk justifikon dot as shifrën e 120 mijë eurove për tua gjetur burimin, prokuroria tha se një biznesmen ka deklaruar se i ka dhënë borxh, por edhe ky qëndrim mbetet i dyshimtë për akuzën dhe pritet të verifikohet, pasi borxhi pretendohet t`i jetë dhënë vëllait të Aldës, borxh të cilin ai nuk e deklaroi në dëshminë e tij të mëhershme.

PËRBALLJA

Shuma prej 500 mijë eurosh e vjedhur nga sanitarja e ish zyrtarëve ka vënë sërish përballë Alda Klosin me Rozeta Dobin. Prokuroria ballafaqoi thëniet e tyre me qëllimin për të zbardhur të vërtetën pasi pastruesja thotë se 500 mijë euro janë marrë nga banesat e ish-zyrtares, por kjo e fundit e mohon këtë fakt.

Ish-zyrtarja e Ministrisë së Financave Alda Klosi është përballur sërish me sanitaren Rozeta Dobi në lidhje me kontradiktat në deklarimet e tyre për vjedhjen e 500 mijë eurove. Prokuroria e Tiranës ka marrë në pyetje njëherësh Alda Klosin dhe sanitaren, Rozeta Dobi në përpjekje për të mësuar të vërtetën mes dy versioneve të ndryshme që ato japin. Ballafaqimi vjen pas dëshmive kontradiktore të dhëna prej Alda Klosit dhe Rozeta Dobit, veç e veç, dhe thënieve të vëllait të ish-zyrtares së lartë për shumën e 120 mijë eurove. Më 7 janar 2023, Rozeta Dobi dhe djali i saj Havier Dobi ranë në pranga me akuzën e vjedhjes, pas denoncimit të Alda Klosit. Ata u përgjuan në ambientet e policisë ku flisnin për shumën mbi 400 mijë euro të fshehur në tubin e aspirimit në shtëpinë e tyre, tha policia.

Dhe pas kontrollit tjetër shuma u gjet në banesën e sanitares ndërkohë që një pjesë tjetër të parave, ajo dhe djali i saj i kishin shpenzuar për blerje të ndryshme përfshirë edhe një makinë luksoze të cilën i riu e ekspozonte në rrjetet sociale. Vlera totale e vjedhur në vlerën e rreth 500 mijë eurove u bë shkak për nisjen e hetimit për burimin e këtyre parave. Në dëshminë e saj Rozeta Dobi ka pretenduar se gjithë shumën e ka marrë nga tri banesat e Alda Klosit, por ish-zyrtarja ka hedhur poshtë një pretendim të tillë. Ajo ka pretenduar se sanitarja ka marrë në banesën e saj vetëm 120 mijë euro të cilat i përkisnin të afërmve dhe xhaxhait. Kontradiktat në dëshmi dhe pamundësia për të justifikuar shumat monetare të vjedhura, u bënë shkak për arrestimin e Alda Klosit rreth një muaj më parë, më konkretisht mesnatën e 3 shkurtit me akuzën e dëshmisë së rreme dhe pastrimit të parave./panorama


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.