Kronikë

Zbardhen 24 vjedhje në rrethin e Kavajës, pranga 3 persona. Sekuestrohen armë e municione luftarake

10:14 - 02.03.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia e Shtetit ka zbardhur 24 vjedhje të ndodhura në rrethin e Kavajës, gjatë vitit 2022 dhe 2 muajve të parë të vitit 2023.




Mësohet se në pranga kanë rënë 3 shtetas, 2 prej tyre të dënuar më parë për vjedhje, të cilët janë E. T., 21 vjeç dhe E. Q., 28 vjeç dhe E. M., 32 vjeç, të tre banues në Durrës.

Sakaq janë sekuestruar 2 armë zjarri dhe municion luftarak.

Njoftimi i policisë:

Gjatë operacionit të dytë të koduar “TRINOMI”, të zhvilluar nga ana e strukturave të Komisariatit të Policisë Kavajë, pas një hetimi disamujor, u bë e mundur zbardhja dhe dokumentimi me prova ligjore i 24 vjedhjeve në banesa, të ndodhura në rrethin e Kavajës, gjatë vitit 2022 dhe 2 muajve të parë të vitit 2023. Gjatë këtij operacioni u vunë në pranga 3 shtetas, 2 prej tyre të dënuar më parë për vjedhje, si dhe u sekuestruan sendet e vjedhura. Po gjatë këtij operacioni, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, u sekuestruan 2 armë zjarri dhe municion luftarak.

Në kuadër të këtij operacioni u vunë në pranga shtetasit:

– E. T., 21 vjeç dhe E. Q., 28 vjeç, të dy të dënuar më parë për vjedhje, dhe E. M., 32 vjeç, të tre banues në Durrës.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, nga muaji qershor i vitit 2022 deri në muajin shkurt të vitit 2023, kanë kryer vjedhje në banesa të ndryshme, në rrethin e Kavajës, kryesisht në banesat e emigrantëve. Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar se këta shtetas janë autorë të 24 rasteve të vjedhjeve në banesa, ku kanë marrë sende me vlerë, orendi, vegla pune dhe pajisje të tjera elektroshtëpiake. Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se shtetasit E. T. dhe E. Q. bashkëpunonin me shtetasin E. M., për të realizuar vjedhjet dhe për të nxjerrë përfitime prej tyre.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë është e angazhuar maksimalisht për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë dhe në këtë kuadër fton qytetarët, për vijimin e bashkëpunimit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.