Kronikë

Zbardhet dëshmia tronditëse e killerit Dan Hutra: Do vrisja të gjithë ata që më kanë rënë në qafë

10:35 - 02.03.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gazetari i Panorama TV, Ervin Leka ka mësuar detaje të reja lidhur me të gjithë dinamikën e masakrës së ndodhur më 1 mars, nga , që i mori jetën tre grave dhe plagosi tre të tjera.




Burimet kanë konfirmuar për gazetarin e Panorama se autori ka pranuar gjithcka ka bërë në polici dhe është treguar bashkëpunues dhe ka treguar të gjithë dinamikën e 3 ngjarjeve.

Mësohet se fillimisht, Dan Hutra sapo ka shkuar në oborrin e banesës së familjes Hysa ka parë dy gra që po lanim makinën në oborr. Aty ai ka vrarë me armë zjarri Mevlute Hysa 30 vjeçe, (motra e ish-bashkëjetueses së tij) dhe Hasime Dfku 30 vjeçe, (e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses).

Me pas, autori nuk ka pasur më plumba në armë dhe ka hyrë në banesë dhe ka qëlluar më thikë ish-gruan Elena Hysa dhe nënën e saj, Kujtime Hysa, duke i plagosur.

Mesohet se në shtëpi ishin edhe 2 foshnja, fëmija 1 muajsh i Elena Hysës dhe autorit Dan Hutra, si dhe fëmija 6 muajsh i motrës së Elenës.

Pasi ka dalë nga banesa është trembur nga fqinjët që e kanë pyetur të tmerruar çfarë po bënte.

Ai ne kete moment është larguar në drejtim te Kamzës, ka pyetur për adresen e baneses qe kerkonte dhe sapo ka parë Etleva Kurtin e ka qëlluar për vdekje. Në kopshtin e shtepise mesohet se ka qenë edhe nëna e viktimes.

Dan Hutra mesohet se ka deklaruar se e kishte planifikuar prej kohësh këtë masakër.

Ai ka thene se donte të vriste të gjithë personat që sipas tij i kishin rënë në qafë.

Ai është shprehur se nuk është i qetë pasi donte të kryente edhe një vrasje. Dyshohet një person që sipas tij ka gisht në vdekjen e babait. Hutra mesohet se ne polici ka thënë se nuk pendohet për asgjë dhe se qëllimi i vetëm që kishte ishte të merrte hak pasi sipas tij këto persona i kanë bërë padrejtësi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.