AKTUALITET

Bashkëpunoi në krijimin e vaksinës kundër COVID-19, virologu gjendet i mbytur me rrip në banesën e tij

21:54 - 03.03.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një virolog rus që ndihmoi në zhvillimin e vaksinës së COVID në vend është gjetur i vdekur pas një sherri me një të panjohur që hyri në banesën e tij në Moskë.




Mediat e huaja raportojnë se, Andrey Botikov, një nga 18 shkencëtarët që zhvilluan vaksinën ‘Sputnik V’ në Qendrën Kombëtare të Kërkimit Gamaleya, u gjet i mbytur në shtëpinë e tij në rrugën Rogova më 2 mars. Më parë u raportua se ai i kishte mbijetuar sulmit.

Komiteti Hetues i Rusisë (ICR) tani ka hapur një hetim për vrasje, duke besuar se një 29-vjeçar e mbyti shkencëtarin me një rrip gjatë një mosmarrëveshjeje përpara se të largohej nga vendi i ngjarjes.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.