AKTUALITET

Debati në Parlament për skandalin ‘McGonigal’/ Aleksanër Çipa: Opozita nuk korri sukses, Rama fjalimin e kishte me ironi

16:04 - 03.03.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i Unionit të Gazetarëve shqiptarë, Aleksandër Çipa komentoi seancën e djeshme plenare ku u zhvillua debati për çështjen “McGonigal”. Ai tha se opozita nuk arriti të korrë sukses përgjatë këtij debati, pavarësisht se e ka kërkuar me ngulm zhvillimin e debatit.




Në një intervistë për “Panorama TV”, Çipa tha se fjalimi i Ramës për çështjen “McGonigal” përmbante sarkazëm dhe ironi.

 Pyetje: Sa është përthithur nga opinioni publik?

Çipa: Ka dy faza, në fazën e parë kur lindi dhe u publikua mediatikisht pati një tronditje që u vu re dhe tek shumica e tek kryeministri Rama. Pas seancës së djeshme, duket se ka një momentum të ri. Nga pikëpamja strategjike opozita nuk duhej të ngutej dhe s’duhet të ngutet për marrëdhënien e kryeministrit si person i aluduar në akuzime. Nëse do respektohet kalendari i drejtësisë në dy qytetet amerikane, kjo mund të kapitalizohet politikisht nga opozita. Ngutja dhe hapja e një procesi hetimor, nuk sjell kontribut juridik

Pyetje: Nuk duhet të ketë komision hetimor?

Çipa: E drejta e opozitës për të pasur një komision hetimor është e padiskutueshme. Madje ky është një avantazh moral që ka opozita. Juridikisht nuk ekzistojnë mundësitë e verifikimit dhe hetimit. Ne nuk mund ta kapërcejmë procesin që ka nisur drejtësia amerikane. Unë i besoj më shumë asaj drejtësie. Opozita e ka të vështirë të verifikoj. Si do ta verifikoj komisioni hetimor nëse zoti Rama ka shfrytëzuar fondet publike për drejtuesin e FBI-së.

 Pyetje: A e qetësoi Rama opinionin publik?

Çipa: E para njëherë, diversiteti i opozitës, që njëra palë kërkonte seancë të debatit parlamentar, një pjesë kërkonte mocionin, ky e fragmentarizon aksionin dhe pretendimin politik të opozitarizmit.  Rama dukej sikur ndërtoi një supermaci të vetes, duke u mjaftuar me një fjalim që në brendinë e tij tekstuale ishte me një lloj sarkazme dhe ironie. Kjo supermaci i la perceptimin publik se është i patundshëm. Nuk mendoj se opoizita korri ndonjë sukses në seancën e djeshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.