AKTUALITET

“Kam ardhur enkas nga Italia”/ Qytetari flet për protestën e opozitës: Rama nuk mund të ‘shkulet’ me paqe

11:17 - 03.03.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Për të marrë pjesë në protestën e opozitës kanë ardhur edhe shqiptarë që jetojnë jashtë shteti.




Një prej tyre tha për mikrofonin e “Panorama TV” se duhet të dalin në protestë për të rrëzuar sistemin. Qytetari deklaroi se situatën në Shqipëri e shikon si katastrofike.

“Protestojmë për gjendjen për kushtet ku ka shkuar Shqipëria. Kam ardhur enkas nga Italia, protestojmë për të ndryshuar sistemin

Situatën e shohim katastrofike. Kushtet janë skandaloze. Ne dalim për një jetë më të mirë dhe i bëj thirrje gjithë kombit që të dalin për të ndryshuar këtë siste

Ky nuk e do me paqe, por do që ta shkulin. Ky nuk njeh votën e lirë. Vendi dhe sistemi duhet të ndryshojë”, tha qytetari.

“Jetoj jashtë dhe arsyeja e vetme është se nuk shoh zhvillim në këtë vend”, u shpreh një tjetër qytetar.

“Duam apo nuk duam ne, ky pushtet duhet të rrëzohet. Nëse gjykata e Apelit nuk do ja japë vulën Berishë, kjo do jetë katastrofë”


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.