AKTUALITET

“Kam ardhur nga Londra për të dhënë kontributin tim”/ Protestuesi: Nëse Gjykata e Apelit jep vendim pro Alibeajt, është vendim i Ramës

11:49 - 03.03.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pak para protestës së paralajmëruar nga opozita,  një protestues është shprehur në Panorama TV se ka ardhue nga Londra për tubimin e sotëm.




Ai ka deklaruar se keëtu problemet janë të shumta dhe kjo është arsyeja pse duhet protestuar. Po ashtu ai theksoi se nëse Gjykata e Apelit jep vendim pro Alibeajt, është vendim i Ramës.

“Jam emigrant në Londër, kam ardhur sot dhe do iki nesër. Kam shumë halle, por halli më i madh është demokracia.

I bëj thirrje medias që të pasqyroj protestën siç duhet. Nuk e shtojmë por dhe as të pakësojmë numrin e protestuesve, prandaj i bëj thirrje për një pasqyrim të saktë të protestës.

Unë tani kam ardhur për të dhënë kontributin tim nga Lodra për protestën, pasi populli shqiptar nuk e ka luksin që të qëndrojë në divan.

Për të gjithë ata që thonin që nuk shkojmë në protestën sëe Berisha është Non Grata, u kuptua sesi u shpall ai.

Protesoj pasi këtu problemet nuk janë me qindar, por me mijëra.

Ne pretendojmë që ti japin një sinjal Ramës, që të mos përfshihet në vendimet e Gjykatës. PD është një dhe është PD e Berishë, që shqiptarët ja kanë dhënë me votë.

Në rast e Gjykata e Apelit jep vendimin pro Alibeajt, është e Edi Ramës. Unë mendoj që duhet shtuar presioni, që në fund që Rama mos ta ushtroj funksionin nga Kryeministria por nga atje që ka miq”, tha protestuesi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.