AKTUALITET

‘Nëse Gjykata nuk i jep vulën Berishës, do jetë katastrofë’/ Qytetari në selinë blu flet për protestën: Çfarë të na thotë kryetari, jemi gati

11:30 - 03.03.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një qytetar që merr pjesë në protestën e thirrur nga opozita më 3 mars para Kryeministrisë, ka deklaruar për mikrofonin e Panorama TV, se ky pushtet “duhet rrëzuar patjetër”. Ndër të tjera ai tha se nëse gjykata nuk i jep vulën e PD-së, Berishës, “do jetë katastrofë”.




Qytetari: Tek drejtsia nuk kam besim fare. Vetëm nën drejtimin e Berishës, cfarë të thotë doktori, dhe ne duam një drejtim dhe ne për këtë punë, ça të na thotë Berisha jemi gati të veprojmë.

Rama nuk ka paqe, nuk ka karakter e burrni, eshte tradhtar, s’ka besim te ai lloj robi, ai është tradhtar i kombit tonë.

Shihi verdalle, ka vetëm burra të vjetër se të rinjtë kanë ikur. Mua më kanë ikur fëmijët e mi, në Gjermani e Itali, s’ka të ardhme duam apo nuk duam ne ky pushtet duhet rrëzuar patjetër.

Gjykata do bëjë gabimin më të madh nëse Gjykata e Apelit s’do ja japë vulën Berishës do jetë katrastrofë. Unë nuk mund të flas po që katastrofë do jetë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.