AKTUALITET

“Nuk mund të jetë fëmija im”! Zi pa fund në varrimin e 34-vjeçares Athena e cila vdiq nga përplasja e trenit

18:31 - 03.03.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në një atmosferë pikëllimi pasditen e së premtes është bërë varrimi i parë i viktimës nga aksidenti i trenit në Greqi, ai i 34-vjeçares Athena Katsara. Nëna e re e një fëmije të vogël, e cila ndodhej me të shoqin në Intercity fatale, u identifikua mbrëmë dhe sot po prehet në vendlindje, në prani të të afërmve dhe miqve të shkatërruar. Trupi i saj mbërriti herët pasdite në Kishën e Shenjtë të Agia Anna-s në një arkivol të bardhë të vulosur.




Figura tragjike në “lamtumirën” e fundit, nëna që qante duke bërtitur se nuk dëshiron të shohë çfarë ka brenda arkivolit. “Nuk mund të jetë fëmija im, është e padrejtë”. Pranë saj, të afërmit e saj, babai, motra dhe vëllai, gjyshi dhe gjyshja.

Në kishë kishte edhe persona të Kryqit të Kuq, të cilët janë kërkuar nga familja, për të kontribuar në çdo emergjencë që mund të shfaqet.

Çifti ndodhej në vagonin e tretë dhe, sipas dëshmitarëve, Athena u largua nga vendi për të marrë kafe nga mensa në vagonin e dytë të trenit, i cili u përfshi nga flakët dhe u shndërrua në një masë hekuri pa formë, pasi dy trenat u përplasën me dhunë. Bashkëshorti i Athinës ndodhet i shtruar në spitalin e Larisës.

Të pranishëm në varrim ishin sportistë dhe anëtarë të klubit sportiv “Pierikos”, me ngjyrat e të cilit garon si futbollist vëllai i saj i vogël.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.