Kryesore

‘PD nuk mund të trajtohet si pronë private’/ Hajdari: Vula e partisë nuk mund të vendoset nga një trup gjykues, Gjykata mos të harrojë drejtësinë

10:50 - 03.03.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Rudina Hajdari në një deklaratë për mediat, tha se vendimi për vulën e PD nuk mund të vendoset nga një trup gjykues pasi kryetari i opozitës zgjidhet nga populli dhe jo gjykata, duke shtuar se në këtë mënyrë po shkelen të drejtat.




Hajdari theksoi se ‘PD nuk mund të trajtohet si pronë private, s’mund të vendoset nga një trup gjykues nëse kjo i përket zoti Berisha apo jo’.

Sala shtoi se Gjykata nuk duhet të harrojë drejtësinë dhe të prevalojë shumicën, pasi kjo e fundit është vullneti përmes votës.

“Ajo që po ndodh është e paprecedentë. I kujtoj gjykatës , shoqërisë që ky është një problem që na përket të gjithë. Gjykata nuk mund të mohojë të drejtën. PD nuk mund të trajtohet si pronë private, s’mund të vendoset nga një trup gjykues nëse kjo i përket zoti Berisha apo jo. E inkurajoj gjykatën që ta shoh këtë vendim. Po e them dhe si nënë, jam e shqetësuar. jam këtu për t’i kujtuar gjykatës, se gjithë procesi është falsitet. PD nuk mund të trajtohet si pronë private. Do e inkurajoja gjykatën që mos të harrojë drejtësinë, dhe të prevalojë shumicën. Shumica është vullneti përmes votës. E vendosin anëtarët e PD të ardhmen e kësaj partie. Parimi po thuhet, dhe dua t’ua rikujtoj gjykatës. Jam këtu si gardiane e këtij parimi, pasi jam e bija e Azem Hajdarit, që dha jetën për këto parime. Ndaj i bëj thirrje gjykatës që të kenë parasysh që partitë dhe kryetarët e tyre zgjidhen si proces i votës së lirë dhe jo përmes gjyqeve”, tha Rudina Hajdari.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.