Kryesore

‘Rama ka mbledhur një tufë hajdutësh e bën korrupsion nga zyra’/ Qytetari nga Lezha: Vendi po shkon drejt monizimit, na duhet opozitë e fortë

11:39 - 03.03.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një qytetar nga Lezha i është bashkuar protestës së opozitës, ku tha se nuk ka ardhur sepse është thirrur nga PD por për shkak të ndërgjegjes.




Qytetari theksoi se vendi është drejt rrugës së monizmit nëse nuk ka një opozitë të fuqishme ndërsa kryeministri Edi Rama po vjedh çdo ditë qytetarët.

“Nuk kam  ardhur se bëri thirrje Berisha, por se më thotë ndërgjegjja. Po qeveriset me çmime të shtrenjta e vrasje, mbështes opozitën për të ndryshuar diçka. Ndryshe kthehemi në monizëm, kam 32 vite që i shkoj nga mbrapa, kështu ishte dhe me Enverin. Me këtë kryeministër që njerëzit vriten në rrugë është një turp i madh. Rama ka mbledhur një tufë hajdutësh dhe i thotë që përgjigjen e kanë vetë, nuk shkon Shqipëria kështu. Ndaj detyrohem të iki nga Lezha. Rrinë nëpër zyra dhe ushtrojnë korrupsion galopant, kam ardhur nga Italia për të mbështetur opozitën. Për mua ka rëndësi jeta ekonomike, zhvillimi i vendit. Nuk mund të them se me protesta mund të rrëzohet qeveria por me votë po, qytetarët të bashkohen”, tha qytetari.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.