Kryesore

‘Rama ka shkatërruar drejtësinë’/ Tedi Blushi: ‘Rilindja’ po asgjeson e shemb banesat, protestat po mbahen pasi shqiptarët duan ndryshim

12:08 - 03.03.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi në një prononcim për “Panorama TV” komentoi protestën e sotme, duke thënë se do të jetë një manifestim demokratik.




Blushi tha se Rilindja ka asgjësuar sigurinë juridike, ndërsa i ndalur tek aksionet e IKMT, ai tha se shembjet janë të paligjshme dhe nuk ka transparencë.

Tedi Blushi u shpreh se kjo qeveri do largohet me zgjedhje dhe protesta, ndërsa theksoi se Rama ka shkatërruar drejtësinë.

“Duhet të jetë një manifestim demokratike, me objektiv mbrojtjen e demokracisë, shtetit ligjor dhe sigurisë juridike e cila thuajse është zhdukur nga rilindja. Këtu nuk është vetëm çështja e vulës së PD, por një çështje që ka të bëjë me pluralizmin në vend dhe sigurinë juridike, që e theksoj se po asgjësohet në këtë vend. Këtu i referohem çështjes së shembjes së pallateve nga IKMT, fatkeqësisht që ka ndëshkuar edhe grupin tuaj mediatik në shkelje të hapur të çdo ligji dhe pa asnjë transparencë. I referohem gjithë shembjeve që kanë ndodhur nga IKMT. Këtë nuk e them unë, por e thonë gjykatat.

PL e mbështet thirrjen e PD për të protestuar sot para kryeministrisë. Kjo protestë nuk është për gjykatën, por për Edi Ramën. Është Rama që ka shkatërruar drejtësinë. Është kjo arsyeja që ne protestojmë sepse përgjegjësi kryesor është Edi Rama. Zemërimi ka kohë që zien. Sot shumica e popullit shqiptar kërkon ndryshim dhe nuk pajtohet më këtë mënyrë qeverisje. Ne e kemi theksuar dhe e theksojmë se jemi për largimin e kësaj qeverie, me protesta dhe zgjedhje”, u shpreh Blushi.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.