AKTUALITET

Theu masën e arrestit për të dhunuar gruan, arrestohet 44-vjeçari

09:30 - 03.03.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 44-vjeçar nga Bulqiza është arrestuar, pasi ushtroi dhunë psikologjike dhë fizike ndaj ish-gruas së tij.




Sipas njoftimit të uniformave blu mësohet se 44-vjeçari, Fehmi Duriçi ka thyer urdhrin e mbrojtjes dhe në mënyrë të përsëritur ka ushtruar dhunë ndaj saj.

Ai rezulton i dënuar edhe më parë për dhunë në familje, ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Kreu veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës, ushtroi dhunë psikologjike dhe fizike ndaj ish-bashkëshortes së tij, vihet në pranga 44-vjeçari.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F.D., 44 vjeç, banues në Bulqizë( i dënuar më parë për Dhunë në familje). Ky shtetas ka thyer urdhërin e mbrojtjes që kishte ish-bashkëshortja e tij dhe në mënyrë të përsëritur ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj saj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.