AKTUALITET

VIDEO/ Krimi ndodhi i gjithi në 5 minuta, ja si Dan Hutra ekzekutoi dy gratë në Kamëz

07:30 - 03.03.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kanë dalë pamje nga momenti që 40-vjeçari Dan Hutra ekzekuton dy gratë në familjen Hysa në Paskuqan.




Pamjet i ka siguruar TV Klan dhe duket momenti që Dan Hutra i mori jetën një ditë më parë Mevlute Hysës 30 vjeçe dhe Hasime Dafkut 30 vjeçe, motra dhe kunata e ish-partneres së tij, Elena Hysa, ku mbetën edhe dy gra të tjera të plagosura.

E gjithë ngjarja ndodh në vetëm 5 minuta e 30 sekonda, ku Hutra pasi ndalon makinën pranë shtëpisë, Hutra heziton për pak çaste, pasi pranë kalojnë fëmijë të shoqëruar nga prindërit. Më pas, me kallashnikov në dorë futet brenda shtëpisë dhe pas 2 minutave hap zjarr.

Personat që ndodheshin në rrugë largohen me shpejtësi pas zhurmës së kallashnikovit. Në momentin që largohet nga banesa dëgjohet edhe alarmi i policisë.

Kujtojmë se ditën e djeshme Hutra vrau 3 gra në Tiranë dhe plagosi tre të tjera. Ai plagosi fillimisht me thikë ish-të dashurën e tij në Astir, ku sipas dëshmisë së tij e bëri këtë gjë pasi ajo i kishte rreth 80 mijë euro borxh.

Më pas Hutra vrau dy gratë në Paskuqan me breshëri kallashnikovi dhe duke përdorur thikën. Menjëherë pas kësaj masakre, ai u nis për në Kamzë ku vrau 31-vjeçaren Etleva Kurti dhe u arrestua në Sharrë, teksa po shkonte të kryente edhe një tjetër ekzekutim, këtë herë një burrë për të cilin pretendonte se i kishte dhënë armën vrasësit të babait të tij vite më parë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.