LAJMI I FUNDIT

Nga aknet e fytyrës deri tek sistemi imunitar, ja disa sekrete të vitaminës E

13:54 - 04.03.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nëse jeni kurrioz të dini më tepër rreth rëndësisë së vitaminës E, atëherë lexoni artikullin e mëposhtëm.




Duhet të dini se Vitamina E i takon grupit të vitaminave që treten në yndyra dhe riciklohet nga yndyra e trupit.  Vitamina E ndihmon mirë lëkurën, flokët dhe mukozat e dëmtuara pas inflamacionit të viruseve. Gjithashtu merr pjesë edhe në ndërtimin e muskulaturës, indit lidhor dhe enëve të gjakut. Trupi ka nevojë për vitaminën E që të mund të mbajë një sistem imunitar të qëndrueshëm. Ndihmon muret e qelizave duke kapur  radikalet e lira ( të dëmshme) dhe i bën të padëmshme. Ndikon edhe në rruazat e kuqe të gjakut duke nxitur formimin e  eritrociteve. 

Vetitë e vitaminës në formën e serumit janë:

Vetitë anti-inflamatore

Vitamina E ndihmon në mbrojtjen e lëkurës nga dëmtimet e shkaktuara nga mjedisi. Zëvendëson qelizat e lëkurës së vdekur me qeliza të shëndetshme dhe kështu hap rrugën për rigjenerimin e lëkurës së re. Kjo përfundimisht e bën lëkurën të shkëlqejë dhe të rrezatojë. Kjo ndodh për shkak të vetive anti-inflamatore të Vitamina E.

Lëkurë e mbrojtur nga rrezet UV

Efektet e dëmshme të rrezeve UV në formën e pigmentimit të lëkurës mund të shmangen duke e përdorur atë në kombinim me Vitamin C.

Mbrojtja e lëkurës nga rrezet UV është duke u bërë absolutisht thelbësore çdo ditë.

 Prania e antioksidantëve

Radikalet e lira dëmtojnë lëkurën delikate të fytyrës në shumë mënyra të ndryshme.

Aplikimi i vajit të Vitamina E në fytyrë ndihmon në mbrojtje më të mirë dhe shtrëngim të lëkurës. Ajo neutralizon radikalet e lira.

Ushqen dhe hidraton

Lëkura mbetet e hidratuar dhe e ndezur për shkak të vetisë së hidratuar të vitaminës E. Efektet e plagëve të lëkurës zhduken rregullisht duke përdorur vitaminën E në lëkurë.

Shërimi i lëkurës bëhet i mundur atëherë. Ajo gjithashtu ndryshon shenjat e plakjes duke nxitur lëkurën e shëndetshme.

Heq aknet e fytyrës

Aknet, një gjë shumë e bezdisshme në mesin e të rinjve tregon një nivel të ulët të përmbajtjes së vitaminës E në lëkurë. Duke rritur nivelin e vitaminës E dhe duke përdorur kapsulat e vitaminës E për masazh fytyre arrijmë ti minimizojmë aknet e fytyrës.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.