AKTUALITET

“Tiranën do e fitojmë 5 me 0 në zgjedhje”/ Indrit Hoxha: Vora sot duket si Siria! Edi Rama dhe banda e tij kanë falimentuar bashkinë për interesat e tyre korruptive

20:24 - 04.03.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kandidati i dalë nga procesi i “Primareve” për bashkinë e Vorës, Indrit Hoxha ishte i pranishëm në një takim që zhvilloi kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta me strukturat në këtë zonë. Gjatë fjalës së tij, Hoxha u shpreh i bindur tek fitorja e opozitës në 14 maj, teksa për Tiranën, ai u shpreh se opozita do të triumfojë 5 me 0.




 

Hoxha akuzoi kryeministrin Rama se sëbashku me “bandën” e tij, e kanë falimentuar bashkinë e Vorës, duke e kthyer qytetin si një zonë lufte.

Indrit Hoxha: Edi Rama po bën çdo lloj gjëje që të na përzejë nga zgjedhjet. Ne jo vetëm që do marrim pjesë në zgjedhje, por do jemi fitues të padiskutueshëm. Tirana do fitohet 5-0 nga opozita. Pakënaqësia që ka bërë Edi Rama dhe Rilindja është jashtëzakonisht shumë e madhe. Po të shkosh sot në qendër të Vorës të duket vetja sikur je në Siri apo Ukrainë. Janë shembur pallatet, sorollaten njerëzit, i mashtrojnë, nuk dëmshpërblehen për tërmetin.

Ka një administratë të dalë jashtë funksionit. Kryetari i Bashkisë në Vorë është Edi Rama dhe banda e tij. Edi Rama e ka falimentuar bashkinë, duke e kthyer nga një zonë industriale shumë e rëndësishme, në një bashki të falimentuar për interesat korruptiv të tij. Detyra jonë sot me ngritjen e shtabeve të përbashkëta mes PD-së dhe PL-së, që do jetë në front përballë Edi Ramës, detyra jonë është të shkojmë shtëpi më shtëpi. Më 14 maj, luhet e ardhmja e Shqipërisë. Ky vend po tkurret, ky vend po plaket. Është detyra e opozitës së bashkuar që ta frenojmë këtë lloj gjëje.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.