AKTUALITET

‘Ata luajnë me dhimbjen tonë’/ Përplasja e trenit në Larisa: I vetmi i mbijetuar i vagonit të parë mbetet në gjendje kritike!

16:23 - 05.03.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjendja e studentit 20-vjeçar Gerasimos – Iason Georgiadis, i cili ndodhet i shtruar në spital, mbetet kritike.




Studenti është i vetmi i mbijetuar nga vagoni i parë i trenit fatal. Ditën e djeshme u raportua se një tentativë për ekstubimin e tij ishte e pashmangshme. Kjo nuk është e vërtetë, siç ka shkruar halla e tij në Facebook.

“Shpresoj që lajmet e rreme të rezultojnë të vërteta. Ata luajnë me dhimbjen tonë!”, ka shkruar halla e tij.

Për të pestën ditë Gerasimos vijon të luftojë për jetën në Spitalin e Përgjithshëm të Larisës, ku iu nënshtrua dy operacioneve pasi pësoi dëmtime të rënda në tru.

Mjekët njoftuan se ai qëndron në ICU dhe gjendja e tij është stabile.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.