Kronikë

Projekti Thumanë-Kashar, banorët e Bërxullës bllokojnë rrugën e Rinasit: Tokën nuk e lëshojmë

11:46 - 05.03.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Banorët e Bërxullës janë ulur sërish në mes të rrugës së Rinasit në shenjë protestë kundër projektit Thumanë-Kashar që prek banesat e tyre.




Ata thonë se nuk do të dalin nga banesat edhe sikur shteti t’i nxjerrë me forcë. “Ne edhe atë shtëpi që kemi bërë me forcat tona do vijë ta shembë të na nxjerrë jashtë. Nuk pyesim as për shtet, as për njeri. Shtet jemi vetë”, shprehet një prej banoreve.

Ndërkohë që një tjetër banore thotë se shteti duhet të bëjë negociata me ta dhe të vlerësojë tokën e tyre me çmimin real të pronës.

“Belinda Balluku me firmën. Ajo di me hëngër nëpër ato restorantet më të shtrenjta, me hëngër ato biftekët. Nuk e lëshoj tokën. Firmat të mos bëjë negociata me thënë, hajde bëjmë negociata pa na sjellë çmimin sipas vlerës së pronës. Mos të vijë te shtëpia jonë. Kemi bërë gabim që nuk morëm ta lidhim pronarin e firmës aty. Nuk e dorëzoj pronën deri në vdekje”, tha ajo.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.