AKTUALITET

Kërkesa e grupit të Alibeajt për t’u regjistruar në zgjedhje, Paloka: Ligjet do vazhdojnë të shkelen për të çuar deri në fund qëllimin e Ramës

12:09 - 06.03.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputeti i PD, Edi Paloka ka reaguar pasi grupimi i Alieajt dorëzoi këtë të hënë kërkesën për regjistrim në zgjedhjet vendore të 14 majit.




Në një postim në rrjetet sociale Paloka ironizon faktin që kërkesa mbante firmën e Lulzim Bashës si kryetar partie, kur në fakt ai është dorëhequr nga ky funksion prej një viti.

“Qe Kushtetuta , Kodi, ligji dhe gjithe procedurat ligjore do vazhdojne te shkelen per te cuar deri ne fund qellimin e Rames , nuk ka asnje dyshim”, thekson Paloka.

POSTIMI I PLOTE

Alibashet paskan derguar sot letra ne KQZ per te regjistruar grupimin e tyre .

“Kryetar i partise” ne letrat qe kane derguar rezulton … “ i dorehequri” prej nje viti, vete L.B.

Qe Kushtetuta , Kodi, ligji dhe gjithe procedurat ligjore do vazhdojne te shkelen per te cuar deri ne fund qellimin e Rames , nuk ka asnje dyshim.

Edhe qe alibashet do legenosen deri ne fund per te realizuar sherbimin e paguar ndaj Rames per shkatrrimin e opozites, nuk ka me asnje dyshim.

Une kisha vetem nje pyetje per ata deputete qe publikisht shpallen se nuk e njihnin me L.B si kryetar dhe “e detyruan “ te dorehiqet, cfare do te bejne tani , apo nderi dhe dinjiteti nuk kane me asnje vlere ?


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.