AKTUALITET

Konferenca me kryeministren daneze, Rama i shmanget pyetjes për gjyqin e vulës së PD-së! Ja çfarë tha kryeministri

12:29 - 06.03.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama ka folur në një konferencë të përbashkët me homologen daneze në lidhje me projektet e përbashkëta mes dy vendeve.




Rama tha se do të vijojnë bashkëpunimin për të kërkuar ndihmë për fusha dhe projekte të caktuara.

“Në gjithë procesin e integrimit njëra rrugë, ajo kryesore është rruga e Brukselit dhe ndërveprimi mes grupeve tona të punës dhe grupeve të caktuara në Bruksel. Dhe rruga tjetër është ajo e bashkëpunimeve bilaterale s ai përket dijes dhe marrjes së eksperiencës.

Danimarka është një nga vendet më të admiruara dhe më të admirueshme për shkak të dijes. Ne e kemi rrugën e hapur pranë qeverisë daneze për të kërkuar ndihmë për fusha të caktuara dhe projekte të caktuara”, tha Rama.

Ai u pyet edhe në lidhje me gjyqin për vulën e PD-së, por zgjodhi të mos bëjë komente. “Ju e dini mirë që nuk flas në prani të miqve që vijnë nga jashtë për problemet e politikës së brendshme”, deklaroi ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.