AKTUALITET

Projektligji i PL për uljen e çmimit të naftës/ Vasili: Qeveria mban një bord hajdutësh dhe përfiton nga kontrabanda e karburantit

14:57 - 06.03.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, është shprehur se qeveria shqiptare mban një bord hajdutësh për çmimet e naftës dhe përfiton nga kontrabanda e karburanteve.




Komentet Vasili i bëri përmes një postimi në Facebook, ku ka ndarë edhe një video gjatë fjalës së tij në Komisionet parlametare.

Ai tha se kostoja e këtyre vjedhjeve dhe kontrabandës bie mbi qytetarët e thjeshtë.

Reagimi i Vasilit:

Pas plot nje viti zvarritje te qellimshme nga rilindja ne Kuvend, sot me ne fund filloi shqyrtimi i Projektligjit te paraqitur nga Partia e Lirise per uljen e cmimit te naftes dhe per pezullimin e Takses se Qarkullimit dhe te Karbonit.

   Shqiperia ka cmimin me skandaloz te naftes ne Ballkan.

   Qeveria mban nje Bord Hajdutesh per cmimin e naftes te perbere nga qeveria dhe oligarket.

   Qeveria lejon dhe perfiton nga kontrabanda e naftes, qe kap nivele shume te larta.

   Shqiperia importon rreth 610 mije ton nafte kur ka 740 mije makina, ndersa Maqedonia 839 mije ton nafte me 559 mije makina, ndersa Kosova 792 mije ton nafte per 397 mije makina.

Kosto e kesaj vjedhje, kontrabande dhe cmimi te rritur bie vetem e vetem mbi qytetaret e thjeshte.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.