BLUETOOTH

Akuzat për tradhti dhe kriza në raportin me Ronaldon, flet Georgina

17:05 - 07.03.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kristiano Ronaldo është akuzuar për tradhti, por partnerja e tij ka treguar që e mbështet futbollistin.




Xheorxhina Rodriguez ishte së bashku me fëmijët e tyre në stadium në ndeshjen e Al Nasr-Al Batin (3-1). Modelja postoi foto nga ndeshja ku shfaqet e gjithë familja, Alana Martina, binjakët Eva dhe Mateo, si dhe e vogla Bella Esmeralda.

Me këtë gjest, Xheorxhina tregoi mbështetje për portugezin, pas thashethemeve për një krizë në marrëdhënien e çiftit. Dy gra pretenduan se kishin kryer marrëdhënie seksuale me Cristiano Ronaldon. E para që e bëri deklaratat ishte modelja kiliane Daniella Chavez, më pas iu bashkua influencuesja venezueliane Georgilaya.

Por futbollisti ka mohuar çdo akuzë se ka pasur marrëdhënie me dikë tjetër përveç partneres së tij, Xheorxhina Rodriguez, dhe shtoi se çdo koment mbi këtë temë është “i rremë dhe shpifje”.

Daniella Chavez siguroi se ka video që vërtetojnë se ka kryer marrëdhënie me Kristianon. Nga ana e saj, Georgilaya zbuloi se takimi i saj intim me CR7 ishte para fillimit të Kupës së Botës në Katar 2022.

“Ishte konsensuale nga ana ime, por pavarësisht kësaj u ndjeva e manipuluar, për shkak të famës dhe fuqisë së Kristianos”, tha ajo.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.