BLUETOOTH

‘Ik o budalla shife gocën nga TV’/ Gazetari reagon ashpër ndaj Sabianit: Çfarë do t’i aty, pas Keisit?

15:40 - 07.03.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Raporti i Keisit dhe Kristit pas hyrjes së Sabiani, ka sjellë shumë diskutime jashtë shtëpisë së BBVIP.




Hyrja e këngëtarit për disa është parë si e gabuar, pasi ky i fundit është duke thyer privatësinë mes çiftit pavarësisht se banorët ndodhen nën syrin e kamerave 24 orë.

Kritikat më të ashpra deri më tani i ka bërë, gazetari Flavio Qarri i cili e ka konsideruar gabim pranimin e Sabianit si konkurrent ku është drejtuar me fjalë jo etike ndaj këngëtarit.

“Unë sa herë del Sabiani në TV, unë e ndërroj kanalin. Po ik o budalla shife gocën nga TV. Po ça do ai aty, pas vajzës. Hyrja e tij është shumë e gabuar”, ka thënë ai.

Sakaq shoku i Ervis Pupës, Ervin Bejleri nuk e ka parë kështu situatën pasi sipas tij qëllimi i Sabianit është vëzhgimi i Kristit.

“Unë e mendoj totalisht ndryshe nga Flavio. Ka dashur që të përballet, për të parë sytë e atij djali, se sa seriozisht e ka. A do më afrohej si një baba apo si do të sillet. Ai ka për qëllim për të parë Kristin”, tha ai te ‘Shqipëria Live’.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.