Kryesore

Përdorimi i cigareve elektronike/ Pediatrja: Pirja e duhanit shkakton sindromin e vdekjes së papritur foshnjore

14:22 - 07.03.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Rritja e përdorimit të cigareve elektronike nga grupmoshat e vogla, duket se po u rrezikon seriozisht shëndetin.




Për Panorama TV, pediatrja Lira Gjika thotë se njëjtë si cigarja normale, edhe nga elektronikja mund të krijohet varësi, ndërsa shton se efektet e saj në shëndet janë të rënda.

Gjika thekson se modeli që ndjekin fëmijët për përdorimin e cigareve elektronike, janë prindërit. Pediatrja Gjika ngriti shqetësimin, se si pirja e cigares nga njëri prej prindërve, mund të shkaktojë sindromin e vdekjes së papritur foshnjore. Përdorimi i produkteve të duhanit si pajisjet ‘Vape’, cigaret elektronike ka një sërë efektesh negative te moshat e reja, duke u shkaktuar këtyre të fundit probleme me ankthin, depresionin, ndalimin e zhvillimit, si dhe varësinë e vazhdueshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.