Kryesore

Sot 7 mars/ Mësuesit ndajnë eksperiencat e tyre të mësimdhënies, tregojnë dhuratat më të bukura që kanë marrë në këtë ditë feste

14:55 - 07.03.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mësuesja Sanie Korini, me origjinë nga Vlora ka treguar se dhurata më e bukur që ka marrë për “7 Marsin”, ka qenë një kartolinë ku shkruhej “kush të thotë moj je e ashpër, je e larë me flori”.




Rrëfimin e saj Korini e bëri gjatë një interviste për Panorama TV, ku tha puna e mësuesit është një profesion që të jep shumë kënaqësi dhe momente të bukura.

 Sipas saj, “7 Marsi” është një ditë që i jep mundësinë të gjithëve, madje edhe atyre që janë të ndrojtur, që të thonë “faleminderit mësues”.

“7 marsi ka një historik shumë të bukur që neve na bën të ndihemi krenar. Ajo që unë do të veçoja është falënderimi për punën e tyre të palodhur. Që ne të kemi një shoqëri moderne dhe bashkëkohore, ne duhet ta bëjmë punën tonë çdo ditë. Data 7 është si një moment solem falënderimi. Të gjithë e gjejnë mundësinë në këtë ditë, madje edhe ata të ndrojturit, që të thonë faleminderit.

Ne I themi faleminderit çdo individi. Ne I themi faleminderit mësuesve. Kemi edhe këngë të tjera që kanë mbetur himne. Nuk ka asgjë të keqe edhe vendimi i qeverisë për të shpallur një himn për mësuesin.

Të bësh një dhuratë domethene që t’i të ndiesh për personin që do ia bësh. Por mendoj se asnjë mësues nuk besoj se do ta ulte figurën e vetë për gjëra materiale. Mua sot më kanë bërë shumë dhurata ish-nxënëse dhe ish-nxënës. Për mua nuk ka falënderim më të madh nga kjo vazhdimësi. Unë jam nga Vlora dhe nga qyteti ynë kemi karakteristika pak më të ashpra.

 “E kush të të thotë moj je e ashpër, je e larë me flori”, kjo ka qenë kartolina që më ka bërë një nxënës.

Puna jonë e përditshme është punë që të sjellë të papritura. Mos të harrojmë se përballë kemi një brez shumë më të informuar. Unë kam pasur librin si burimin kryesor të informacionit, ndërsa në ditën e sotme ka shumë sfida, pasi nuk ka më nxënës që ta shohë mësuesin si idhull të pagabueshëm. Unë do të theksoj se momenti im më i vështirë ka qenë ballafaqimi im me mentoren time, zonjën Vjollca Llaha, mësuese e Fizikës në gjimnazin Ismail Qemali. Nuk kam për ta harruar mënyrën sesi ajo e orientoi orën time të parë mësimore”, u shpreh Korini.

Ndërkohë pedagogu Andrea Nathanaili është shprehur se nuk ka marrë dhurata për “7 Mars”, por vetëm urime, që sipas tij e kanë bërë shumë të lumtur.

Ai tregoi edhe për rrugëtimin e tij në fushën e arsimit dhe njohjen me bashkëshorten në një gjimnaz ku atë e kishin caktuar për të dhënë mësim.

“Kam 40 vite që jam shkëputur nga arsimi parauniversitar. Unë dëgjova pak përpara një kolegen time nga Vlora. Nuk ka një dhuratë më të bukur se një urim, një tufë me lule. Unë nuk kam marrë kurrë dhurata, por vetëm urime dhe jam i lumtur.

Vitet e para në arsim kanë qenë vite plot emocion. Fillimisht u emërova në Mirditë për Matematikë. Me pasion e përfundova dhe shumë shpejt u ambientova me Mirditën, me Rrëshenin. Ju nuk e keni idenë sesa arsimdashës janë mirditorët. Kam kaluar me qindra kolegë. Jam shumë i lumtur.

Unë mund të kem interpretuar deri në 7-8 drama në role kryesore. Kam pasur talent për aktor. Mëngjesin me urimet me Valbonën I kam nisur. Edhe takimi ynë i parë ka qenë në shkollë, në gjimnazin Bardhok Biba. Shumë emocionuese takimet me një mësuese që edhe pse ka dalë në pension dhe vijon me përkushtim. Pas 1984 unë ju përkushtova gazetarisë dhe kam qenë drejtor informacioni në RTSH.

Më duket e tepruar himni për mësuesit. Nuk doja të mendoja fare momentet e vështira në mësuesi. Ka pasur shumë momente të bukura. Kam punuar me pasion”, është shprehur Nathanaili.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.