LAJMI I FUNDIT

Angazhimi i DEA-s në Shqipëri, Manja: Shenjë besimi të fortë, SPAK ka qenë korrekt për të bashkëpunuar me partnerët amerikanë

13:27 - 08.03.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka reaguar në lidhje me angazhimin e DEA-s amerikane kundër trafikut të drogës në Shqipëri.




Gjatë mbledhjes së qeverisë, Manja e ka cilësuar këtë angazhim si shenjë besimi dhe bashkëpunimi i institucioneve shqiptare me DEA-n kanë qenë mjaft të mira.

“E konsideroj si shenjë besimi të fortë. Bashkëpunimi i deritanishëm i agjencive shqiptare me DEA-n është shenjë e fortë e bashkëpunimit me institucionet tona. Që në ditën e krijimit të SPAK, bashkëpunimi mes prokurorisë, dhe policisë së shtetit me partnerët amerikanë ka qenë korrekt. Tregon se besimi i këtyre strukturave te ne vjen në rritje. Ka një vullnet serioz të agjencive ligjzbatuese dhe qeverisë shqiptare për të goditur fort korrupsionin dhe krimin e organizuar”, u shpreh ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.