BLUETOOTH

Hyri për të ‘ndarë’ çiftin/ Sabiani habit me deklaratën për Kristin: Po më futet në zemër, ka etikë e respekt

11:40 - 08.03.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dyshja Keisi dhe Krisi janë komentuar shumë ditëve të fundit, pas hyrjes së Sabianit brenda BBVIP.




Edhe pse në fillim u duk sikur Sabiani ishte kundër lidhjes së vajzës së tij gjatë ditëve të qëndrimit në shtëpi ai ka ndryshuar mendim.

Kjo është vënë re gjatë mbrëmjes së djeshme, ku Sabiani teksa diskutonte me Arbanën tha për Krisin se  “ai tashmë i ka hyrë në zemër”.

Pjesë nga diskutimi:

Keisi: Unë me babin kemi një marrëdhënie shumë të bukur, por kjo situatë është shumë e sikletshme.

Sabiani: Kam qenë konfuz, skeptik. Në atë gjendje që isha jashtë, nuk po  duroja dot më. Vendim i vështirë. Por edukata e Kristit, respekti i tij më pëlqeu. Ishte diçka që e mundonte. Ardhja ime e mundonte. Kristi po më futet në zemër.

Arbër: Mendoj se Sabiani ishte një prind i shqetësuar. Bëri gjënë e duhur për shqetësimin që ai kishte. Ai është ndikuar dhe nga njerëzit jashtë. Këto situatat kur babai është kundër, në fund ndodh të bëhen shokët më të ngushtë. Por të tre e kanë përballuar denjësisht.

Zhaklin: Si një feministe, sot nuk do i tërheq veshin askujt, por do i komplimentojë. E kam parë Sabianin të merakosur, por vjen një moment në jetë kur fëmija të jep një leksion në jetë, të bëjnë edhe krenar. Ai duhet të këtë besim te Keisi. Të tre kanë dhënë një shembull fanatstik, kanë dhënë shembull të shëndetshëm. Bravo dhe komplimenta të treve.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.