BLUETOOTH

 ‘Jam shumë keq, nuk e prisja’/ Çfarë e tronditi Kiara Titon gjatë spektaklit të djeshëm, shihni reagimet e moderatores (VIDEO)

09:23 - 08.03.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Moderatorja Kiara Tito u përball mbrëmjen e djeshme me një surprizë e cila erdhi si avantazh për të, pasi ajo u zgjodh lidere e shtëpisë. Kiarës iu dha e drejta për të marrë informacione nga jashtë.




Por ajo që produksioni i tregoi e ka tronditur jo pak Kiarën, pasi asaj iu tregua një klip me informacione për të, nga tituj portalesh dhe media të ndryshme. Në këto tituj, flitej shumë për reagimet ndaj saj kundër jashtë shtëpisë, si dhe për lidhjet intime që ajo ka pasur më parë.

Pjesë nga biseda:

Pyetje: I kishe menduar?

Kiara Tito: Jo aspak

Pyetje: Çfarë të habiti më tepër?

Kiara Tito: Gjithçka, gjithçka. Më ka ardhur kështu si rrufe gjithçka. Normalisht që në një shtëpi të tillë, çdo banor ka njerëzit që e pëlqejnë e ka dhe njerëz që nuk janë dakord me ty e lojën tënde ama nuk prisja kaq shumë negativitet, sidomos nga banorët që kanë qenë pjesë e shtëpisë. Jam prekur shumë shumë nga Efi, jashtëzakonisht shumë. Ai ishte lajmi që më goditi shumë, nuk e prisja. Nuk e di nëse mund të quhet avantazh apo disavantazh në këtë moment sepse po ndihem shumë shumë keq.

1 miliard klikime në Tik Tok, krahasuar me gjërat e tjera që lexova, ishte e fundit që prisja. E kuptoj shumë mirë si njeri i medias e di se çfarë përflitet dhe si transformohen gjërat, por gjëja që më bëri më shumë përshtypje ishte video e parë me Efin. Nuk kam shumë fjalë.

video e parë me Efin. Nuk kam shumë fjalë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.