Kryesore

‘PD duhet të jetë e bashkuar’/ Tabaku për ftesën e Alibeajt: Çdo deputet në zgjedhjet e 14 majit duhet të përfaqësohet me siglën e partisë

14:51 - 08.03.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka folur  për zgjedhjet më 14 Maj ku është shprehur se çdo kandidat ka të drejtë që të përfaqësohet me siglën e PD, teksa përmendi rastin e demokratit Igli Cara.




Ajo tha se palët duhet të gjejnë gjuhën e përbashkët, pasi sipas saj nuk është e drejtë që një kandidat si Igli Cara, të cilin ajo e vlerësoi mjaft pozitivisht, të dalë në zgjedhje me një sigël tjetër.

 “Që nga shtatori kam thënë që PD duhet të jetë bashkë. 3 marsi ka qenë ditë rutinë, pasi nuk i jep zgjidhje një vendim gjykate situatës. Është e pandershme për këto 32 vite. Kam përgjegjësi të madhe politike. Çfarë i duhet një votuesi se çfarë ndodh në politikën e Tiranës? U duhet një kandidat. Ka gjëra më të rëndësishme se pushteti personal. A kemi në një ofertë para PS? Nuk mendoj se ka kandidatë më të mirë se në Durrës se Igli Cara. Nuk është e drejtë që Igli Cara të dalë me një sigël tjetër. Është deputet i kësaj partisë dhe i takon të përfaqësohet nga PD. Kjo kërkon zgjedhje politike dhe vendim politik.

Këtu nuk bëhet fjalë se kush do drejtojë fushatën elektorale. Sfidat që ka Shqipëria është liria e mediave. Kemi dhe raportin e BIRN për gjobat që marrin mediat dhe pagën minimale. Pakoja e madhe e Vitit të Ri, nuk do të zbatohet pasi financat nuk janë në gjendje të mirë”, tha Tabaku per News24.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.