AKTUALITET

Shtyhet seanca në GJKKO për ish-ministrin Fatmir Mediu, ja kur do të mbahet

13:38 - 08.03.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Është mbajtur sot seanca në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit për ish-Ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu, lidhur me dosjen “Gërdeci”.




Vetë Fatmir Mediu nuk ka qenë i pranishëm në seancë, por është përfaqësuar nga 2 avokatët e tij.

Ndërkohë burime për Panorama.al bëjnë me dije se seanca paraprake në GJKKO për Fatmir Mediun është shtyrë për shkak se mungojnë prokurorët e çështjes pasi ndodhen me shërbim jashtë vendit.

Prokurorët kanë njoftuar GJKKO se nuk janë në Shqipëri. Në këtë seancë do të vendosej nëse di te kalohej dosja për gjykim siç kanë kërkuar prokurorët pas mbylljes së hetimeve për Mediun.

Ndërkohë seanca e radhës është lajmëruar se do të mbahet në datën 23 ora 14:00.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.