AKTUALITET

Stoltenberg jep alarmin: Rusia mund të marrë Bakhmutin përfundimisht në ditët në vijim

16:10 - 08.03.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka paralajmëruar se qytetit ukrainas Bakhmut mund të merret nga forcat ruse “në ditët në vijim”, pavarësisht se trupat e Moskës po pësojnë humbje të mëdha.




Duke folur me gazetarët përpara një takimi të ministrave të mbrojtjes të BE-së sot në Stokholm, Stoltenberg tha se “ajo që Rusisë i mungon në cilësi, ata po përpiqen ta plotësojnë në sasi”.

“Ata kanë pësuar humbje të mëdha, por në të njëjtën kohë, nuk mund të përjashtojmë rastin që Bakhmut të merret përfundimisht në ditët në vijim”, paralajmëroi ai. Shefi i NATO-s nënvizoi se kapja e Bakhmutit nga Moska nuk do të shënonte domosdoshmërisht një pikë kthese në luftë dhe përmirësimin e pozitave të Rusisë edhe pse zyrtarët ukrainas kanë thënë më herët se marrja e qytetit do i hapte rrugën rusëve.

Volodymyr Zelenskyy tha në fillim të kësaj jave se trupat e tij do të vazhdojnë të mbrojnë qytetin lindor të rrethuar përballë presionit intensiv rus dhe humbjeve të rënda.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.