LAJMI I FUNDIT

U takua me Yuri Kim/ Alibeaj: Diskutuam për kandidatët në zgjedhjet e 14 majit, garantova…

14:13 - 08.03.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj ka treguar detaje nga takimi që zhvilloi gjatë ditës së sotme me ambasadoren amerikane Yuri Kim.




Përmes një postimi në ‘Twitter’, Alibeaj shkruan se takimi ishte i frytshëm dhe se fokus i diskutimit kanë qenë zgjedhjet vendore të 14 majit.

Sakaq shton se në emër të PD, ka garantuar ambasadoren se do të përfaqësojë denjësisht në zgjedhje duke marrë parasysh rekomandimet e ODIHR.

Postimi i plotë:

Gjatë një takimi të frytshëm dhe miqësor me ambasadoren e SHBA në Tiranë prekem temat që lidhen me zhvillimet më të fundit në vend për t’u ndalur më gjatë tek ato të zgjedhjeve vendore të 14 Majit. Diskutuam për rekomandimet e ODIHR, shqetësimet mbi përdorimin e administratës dhe pastërtinë e kandidatëve.  Shqetësime këto të ngritura dhe më parë nga opozita dhe që kanë shoqëruar problematikën e proceseve të fundit zgjedhore në Shqipëri. Në emër të PD garantova ambasadoren e SHBA për vullnetin e mirë tonin për t’u përfaqësuar denjësisht në këto zgjedhje duke zbatuar rekomandimet e ODIHR, duke ndarë me të shqetësime të ndryshme përfshirë dhe rolin e medias, para dhe gjatë fushatës elektorale.

Në fund të bisedës e falënderova për mbështetjen e vazhdueshme që SHBA i kanë dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve në rrugëtimin e gjatë dhe të vështirë të zhvillimeve demokratike.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.