Kryesore

‘PD drejtohet nga Alibeaj’/ Indrit Stefa: Emri i ish-kryetari figuron pasi në Gjykatë nuk administrohet termi dorëheqje, KQZ duhet të…

14:44 - 09.03.23 m.k
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Përfaqësuesi ligjor i grupit të Enkelejd Alibeajt, Indrit Sefa është shprehur se Partia Demokratike sot drejtohet nga Alibeaj.




Komentet Sefa i bëri gjatë një interviste për Panorama TV, ku tha se emri i Bashës figuron si kryetar për shkak se në gjykatë nuk administrohet termi dorëheqje, por vetëm regjistrimi i kryetarit të ri.

 Sefa u shpreh se KQZ duhet ta kishte regjistruar sot PD-në në zgjedhje dhe shprehu bindjen se kjo do të ndodhë, pasi sipas tij, dokumentacioni që ata kanë dërguar në këtë institucion, ka qenë i plotë.

“KQZ duhet të merrte vendimin për regjistrimin e PD-së. Procedura e autorizimit në PD, procedimet e mëparshme nuk kanë pasur nevojë për numër protokolli të posaçëm. Interpretimet komisioneri mund të bëjë ç’të dojë. Ligji është i qartë. Si të gjithë subjektet e tjera, ka bërë edhe PD. Besoni ligjin dhe kjo është e qartë. Çdo palë mund të ngrejë pretendimet e saj.

Të jeni të bindur siç e kam thënë edhe më parë, emri i Bashës si kryetar i PD-së, ka të bëjë vetëm se në gjykatë nuk administrohet termi dorëheqje, por ka vetëm regjistrim të kryetarit të ri. Dosja fizike nuk ndodhet në gjykatë dhe nuk mund t’i drejtohemi dot gjykatës për këtë çështje.

Dorëheqja është personale dhe mund të pyesni vetë zotin Basha. Zyrtarisht nënkryetari i komanduar me funksionet e kryetarit është Enkelejd Alibeaj. KQZ njeh Bashën pasi duhet shkresa nga gjykata. Unë isha fare i qartë në përgjigjen time, nuk ka asnjë dispozitë ligjore që ti mund t’i drejtohesh Gjykatës së Shkallës së Parë për dorëheqjen e kryetarit. Ne kemi kërkuar që gjykimi i çështjes në apel të bëhet sa më shpejtë të ishte e mundur. Përpjekjet tona i kemi bërë. Ai vendim është i ankimueshëm. Unë jam jurist, nuk eci me hipoteza dhe nuk ka arsye për mosregjistrim të PD-së në zgjedhje. Sot PD drejtohet nga Enkelejd Alibeaj. Rezulton në regjistrin e partive politike, për faktin e vetëm sepse në këtë regjistër nuk mund të regjistrohet akti i dorëheqjes. Dosja nuk ndodhet në gjykatë. Sot për t’u regjistruar PD në KQZ për zgjedhjet e 14 majit, duhet vërtetim nga gjykata e rrethit gjyqësor Tiranë. Rezulton kryetar zoti Basha. Nga ana ime, unë jam edhe anëtar i Kryesisë së PD-së, ne kemi qenë shumë të hapur, kemi ngritur edhe një grup negociator dhe presim një bashkëpunim për hir të demokratëve, për të treguar se ka personalitete që mund të drejtojnë PD-në në mënyrë të ndryshme nga Rama”, është shprehur Sefa.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.