BLUETOOTH

Jordani/ Princesha Iman u martua me biznesmenin grek – Shikoni foto dhe video nga ceremonia

20:58 - 12.03.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Lidhja e dashurisë së princeshës jordaneze, Iman, me të dashurin e saj dhe biznesmenin grek, Dimitrios (Jameel) Thermiotis, u vulos solemnisht të dielën në Aman. Çifti kryen ceremoninë zyrtare të martesës fetare, siç e ka përcaktuar Islami.




Nusja mbërriti në vend e shoqëruar nga vëllai i saj, Princi Husein. Dhëndri kishte veshur një kostum që të kujtonte një ‘look’ britanik, ndërsa e bardha dominonte dekorimin.

Nëna e nuses, mbretëresha Rania e Jordanisë është prekur veçanërisht, ndërsa pranë nuses gjatë ceremonisë ka qenë edhe mbreti Abdullah i Jordanisë. Dy ditë më parë, nëna e nuses, në ceremoninë e Kënasë që tradicionalisht i paraprin dasmës, foli me fjalë veçanërisht prekëse dhe të buta për dasmën e vajzës së saj.

Çifti menjëherë pas ceremonisë shkoi në dasmë. Atje ata u përshëndetën nga muzikantë duke luajtur këngë dasmash tradicionale arabe.

Video dhe foto:


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.