BLUETOOTH

Jurgena dhe Gena janë i njëjti person, kush ja menaxhon instagramin/ Flasin miqtë e Luizit

18:06 - 12.03.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Disa deklarata të bëra së fundmi nga Luizit kanë ngjallur dyshime në rrjet dhe lidhen me jetën e tij personale.




Brenda shtëpisë së BBV, Luizi është shprehur se Instagrami i tij menaxhohet nga një mikeshë me emrin Jurgena. Dhe së fundmi, deklaroi se ish-e dashura e tij e fundit e ka pasur emrin Gena.

Kjo bëri që të ngriheshin disa pikëpyetje nëse Jurgena dhe Gena janë i njëjti njeri.

Lidhur me këto deklarata të cilat ngritën mjaft dyshime kanë folur sot në “Big Brother Fans Club” dy miqtë e tij Joni dhe Mario.

Joni tha se Jurgena është mikesha e tij, të cilën e ka takuar një herë në fillim por më pas nuk janë takuar më. Ndërsa ish-të dashurën e Luizit tha se nuk e njeh.

“Jurgena është shoqja e Luizit, që menaxhon Instagramin e Luizit. E kam takuar në fillim, por tani nuk e kam takuar më. Gena, ish-e dashura, nuk e di kush është.”-tha ai.

Mirëpo, është vënë re se Jurgena nuk i ndjek dy miqtë e tij në Instagramin e Luizit. Pse?

“Nuk e di pse nuk na ndjek. Ndoshta nuk kemi të njëjtat mendime për menaxhimin e Instagramit.”-tha Joni.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.